Qeveria sllovene, duke reaguar në rritjen e rasteve me Kovid-19, paralajmëroi se nga kjo fundjavë maskat do të jenë të obligueshme në vendet e hapura publike dhe se fëmijët nga klasa e shtatë e më lartë do të duhet të mbajnë maska në klasa.
Përveç kësaj, matja e temperaturës do të jetë e obligueshme në vendin e punës, ndërsa orari i punës në kafene do të jetë e kufizuar, njofton agjencia STA.
Numri i të infektuarve të rinj me koronavirus më 24 orët e fundit në Slloveni është rritur për 104, në gjithsej 4,058 sipas të dhënave të fundit qeveritare.
Kjo është një ulje e vogël në krahasim me ditën e djeshme, kur numri i të infektuarve të rinj ishte 123. Një person ka vdekur nga koronavirusi ditën e djeshme, ashtu që numri i përgjithshëm i të vdekurve arrin 136./MIA
