Qeveria e Maqedonisë së Veriut edhe sot ka mbajtur seancë.
Në kuadër të saj, ka plotësuar lëshimet që kanë të bëjnë me lejet për qarkullim gjatë orës policore për operatorët ekonomikë të cilët kryejnë import, eksport dhe transport të mallin.
“Të njëjtëve do t’u lejohet qarkullimi edhe gjatë orës policore, derisa për mallin është dhënë dokumenti transportues T1 dhe TIR dhe dokumenti shoqërues transportues IPD”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, transmeton TV21.
Në seancën e sotme, siç njoftojnë nga Qeveria është thënë edhe sqarim i pjesës së vendimit të Qeverisë që ka të bëjë me kohën e lejuar për qarkullim/transit të transportuesve.
“Theksohet se për këta operatorë ekonomikë vlejnë rregullat e vendosura paraprakisht, gjegjësisht periudha e transitit caktohet nga 3 deri në 5 orë dhe e përcakton nëpunësi doganor në bazë të deklaratës së operatorit ekonomikë për transit në vendin tonë, nga vendkalimi kufitar hyrës në vendkalimin kufitar dalës”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e Qeverisë, transmeton TV21.
Kjo vjen, ngaqë nga dje në vend ka filluar të zbatoher sërish masa e kufizimit të lëvizjes – ora policore duke filluar nga ora 22 deri në ora 5 të mëngjesit të ditës së sotme.
Kjo masë do të vlejë për 12 ditë, me mundësi ndryshimi varësisht lakores së të infektuarve nga Covid-19./TV21
