Qeveria: Papunësia është në nivelin më të ulët historik

TË FUNDIT

“Papunësia në katërmujorin e katër të vitit 2021 është në nivelin më të ulët në historinë e ekonomisë së pavarur dhe arrin në 15.2%, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave”, vlerësojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.

Thonë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, e njëjta është ulur për 5.6%.

Nga Qeveria premtojnë se do të vazhdojnë të punojnë në krijimin e kushteve dhe mbështetjen e mëtutjeshme të uljes së papunësisë deri në fund të vitit.

“Sipas Planit për rritje të përshpejtuar ekonomike, me rritjen e investimeve, shkalla e papunësisë parashihet të arrijë në 54.3% në vitin 2026, kurse shkalla e papunësisë për herë të parë të hyjë në zonën njëshifrore deri në vitin 2026 dhe atë 8.6%”, premtojnë nga Qeveria./TV21