Qeveria: Nuk është rregulluar ligjërisht personi i vdekur nga Covid-19 të jetë në arkivol të mbyllur metalik

TË FUNDIT

Në seancën e sotme, Qeveria e pranoi konkluzionin e Komisionit për Sëmundje Infektive, se operatorët e autorizuar të shërbimeve të varrimit janë të detyruar të zbatojnë Protokollin përkatës të dedikuar për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit për menaxhim të sigurt të trupit të vdekur në kontekst të KOVID-19. Sipas Protokollit, nuk është rregulluar ligjërisht që trajtimi i trupit të një personi të vdekur i cili ka vdekur nga sëmundja ngjitëse KOVID-19, të bëhet në arkivol metalik të mbyllur.

Në të njëjtën kohë, me këtë konkluzion Qeveria deklaron se përgatitja, mbështjellja, transporti dhe varrosja e një trupi të vdekur që ka vdekur nga sëmundja infektive KOVID-19 nuk është konfirmuar të bëhet në arkivol metalik të mbyllur as në Rregulloren për kushtet dhe mënyrën e varrimit, gërmimit dhe dërgesën e një personi të vdekur.

Në pajtim me protokollin dhe rregulloren, eksumacioni i të vdekurve është i lejuar, por jo më herët se një vit.