Qeveria nesër hap ciklin e pestë "Mësojmë për bashkësinë e biznesit"

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski, në konferencën e sotme për media njoftoi se Qeveria do ta publikojë nesër thirrjen publike për ciklin e pestë të projektit “Mësojmë nga bashkësia e biznesit” që do të jetë e hapur deri në fund të dhjetorit.

Sipas tij, ky projekt është treguar tregua si mjet jashtëzakonisht i suksesshëm për përmirësimin e bashkëpunimit midis Qeverisë dhe kompanive private, si dhe për përparimin e mjedisit afarist në Republikën e Maqedonisë. Peshevski i inkurajoi kompanitë, pavarësisht në cilin qytet janë të vendosur, të paraqiten në thirrjen publike dhe të kontribuojnë për përmirësimin e klimës së biznesit.

Formulari për paraqitjen e kompanive do të jetë i vendosur në ueb faqen e Qeverisë, si dhe ueb-faqen e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike dhe koordinim të dikasterëve ekonomikë.