Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 82-të e përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshim të ligjit për mjedis jetësor, me të cilin parashihet rritja e taksës ekologjike.
Siç sqarojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, me ndryshimet e propozuara parashihet rritje e taksës ekologjike, gjegjësisht propozohet rritje e shpenzimeve për import të derivateve të naftës në vend për 3,5 denarë për benzin motori me përmbajtje të plumbit më shumë se 0,013 g/l dhe për benzin për aeroplan, karburant për motorë dizel, vaj ekstra i lehtë për djegie dhe vaj për djegie M1, M2 (mazut), si dhe rritje prej 3,1 denarë për benzinën motorike pa plumb me përmbajtje të plumbit deri 0,013 g/l si derivat më pak ndotës sa i përket derivateve të tjera të parashikuara.
“Qëllimi themelor për çka propozohen këto ndryshime dhe plotësime janë rregullimi i pjesës së financimit në mjedisin jetësor, zbatim i parimit ‘ndotësi paguan’ dhe grumbullimin e mjeteve të nevojshme për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor”, qëndron në kumtesën e shërbimit për informim të Qeverisë.
