Qeveria miratoi vendime të reja

TË FUNDIT

Osmani jep mbështetje për grafën etnike në letërnjoftime

Edhe Bujar Osmani nga BDI ka shprehur përkrahje për grafën etnike në letërnjoftime. Në ClickPlus deklaroi se mungesa e një...

Nuk përjashtohet mundësia për bashkëpunim LSDM-BDI në zgjedhjet lokale, tha Osmani

Përvojat nga zgjedhjet paraprake dhe fakti se kemi një mandat të dytë qeverisës, janë një argument i mjaftueshëm që...

ASH-ja nuk është e përgatitur të jetë në Qeveri, tha Osmani në Click Plus

Duke folur për Alternativën dhe gatishmërinë e BDI-së që të bashkëqeverisë me të, Bujar Osmani në ClickPlus ka folur...

Alternativa në Qeveri? Osmani: Jemi të gatshëm nëse e pranon programin

Paralajmërimet e liderit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami se po negociohet me dy deputetë të opozitës për të rritur...

Në BDI ka njerëz që kanë ambicie personale, tha Bujar Osmani në Click Plus

Zhvillimet e fundit në BDI dhe përplasjet mes eksponentëve, i ka komentuar Bujar Osmani në Click Plus. Ai e...

Në mbledhjen e sotme të 47-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u shqyrtua Informacioni për dhënien e grantit përmes thirrjes së 25-të për ndihmë teknike dhe për thirrjen e 6-të për grant investues për ndërtimin e aksit rrugor Kriva Pallankë – Kufiri me Republikën e Bullgarisë si pjesë e Korridorit VIII, me tregues me NP për infrastrukturë hekurudhore “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut “ – Shkup, të dorëzojë aplikacionin për këtë grant deri te Fondi Investues për Ballkanin Perëndimor(WBIF).  

Ky grant dukshëm  do të përshpejtojë procesin e përfundimit të hekurudhës mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si pjesë e detyrimeve të vendit tonë në zhvillimin e Korridorit 8 Pan-evropian, ndërsa me marrjen e grantit investues do të plotësohet konstruksioni financiar për ndërtimin e aksit rrugor Kriva Pallankë – kufiri me Bullgarinë, i cili do të zvogëlojë borxhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria sot shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për projektin “Përforcimi i sistemeve nacionale dhe lokale për mbështetjen e integrimin efektiv socio-ekonomik të romëve të kthyer nga Ballkani Perëndimor”, dhe ngarkoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Zyrën e Kryetarit të Qeverisë që t’i koordinojnë aktivitetet për zbatimin e projektit.

Projekti ka për qëllim t’i avancojë kapacitetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor në nivel qendror dhe lokal për të zbatuar modele gjithëpërfshirëse për riintegrimin e të kthyerve me një agjendë më të gjerë për përfshirje sociale me promovimin e mirëqenies socio-ekonomike dhe zgjidhjen e shkaqeve themelore dhe faktorëve negativ për migrimin e romëve dhe popullatës së ndjeshme.

Buxheti i projektit është 4,6 milionë euro dhe do të zbatohet rajonalisht në 3 shtete, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Shqipërisë. Është financuar nga Komisioni Evropian dhe UNDP.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për formimin e një Këshilli të ri për mbrojtjen e konsumatorëve dhe miratoi Vendim për ndryshimin e anëtarëve të Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve.

Këshilli në thelb ka për qëllim të kujdeset për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të konsumatorëve lidhur me mbrojtjen e shëndetit, sigurisë, interesave ekonomike dhe për informimin e tyre të rregullt në realizimin e të drejtave të tyre. Këshilli studion rregulloret ekzistuese ligjore dhe propozon ndryshime të duhura në fushën e mbrojtjes ligjore të konsumatorëve, e ndjek realizimin e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe i propozon Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut masa për realizimin e tij.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për projektin “Rehabilitimi efikas energjetik i konvikteve studentore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Projekti ka të bëjë me avancimin e rindërtimit efikas energjetik dhe modernizimit të ndërtesave publike të zgjedhura në sektorin e arsimit (konvikte studentore në pronësi të shtetit) në Maqedoninë e Veriut, rritje konkrete e efikasitetit energjetik, integritetit strukturor dhe komoditetit themelor. Programi do të fokusohet në konvikte studentore në pronësi shtetërore në këto qytete: Shkup, Prilep, Manastir, Ohër dhe Shtip.

Bashkë me rinovimin e efikasitetit  energjetik të ndërtesave dhe përforcimin strukturor, masat themelore për rehati do të jenë pjesë thelbësore e Programit, siç është rinovimi i instalimeve sanitare, rinovimi i pajisjeve elektrike, masat e sigurisë, dhomat standarde të punës, etj. me qëllim të përmirësimit të mjedisit jetësor mësimit për studentët.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e ngarkoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që të përfshijë konviktin “Stiv Naumov” si prioritar në projektin “Rehabilitimi efikas energjetik i konvikteve studentore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Qeveria sot e miratoi Informacionin për pajtueshmërinë e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse me kërkesë të Shoqatës për vrapim malor, ekspedita, alpinizëm dhe aktivitete të adrenalinës në malin “Treks”, me të cilën miratoi organizimin dhe zbatimin e garës “Vodno – Matkë Treil Maraton 2021 “me rekomandim për zbatimin e vazhdueshëm të protokolleve për ngjarjet sportive në ambient të hapur.

Në këtë mbledhje të Qeverisë, u pranua pëlqimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse me kërkesë të një grupi transportuesish komunal dhe ndër-komunal për rritjen e  numrit të lejuar të udhëtarëve nga 50% në 75% të kapacitetit total të automjeteve të përcaktuara me ligj për këtë qëllim.

TË NGJAJSHME