Qeveria sot miratoi vendim të zbatohet fushatë edukative dhe informuese me interes të jashtëzakonshëm publik për mbrojtje dhe për imunizim të popullatës nga Kovid-19 dhe e angazhoi Sekretariatin e Përgjithshëm brenda 15 ditëve në koordinim me Ministrinë e shëndetësisë dhe me Sektorin për Marrëdhënie me Publikun të Qeverisë të realizojë furnizim publik për zgjedhjen e një zgjidhjeje ideore dhe krijuese dhe për realizimin e fushatës.
Në planifikimin dhe zbatimin e fushatës informuese, siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, Qeveria do të punojë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme për të siguruar një nivel të lartë të informimit, vetëdijes, motivimit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në ballafaqimin me Kovid-19 dhe për pranim të procesit të imunizimit.
Qeveria do të zbatojë edhe fushatë edukative edhe informuese me interes të jashtëzakonshëm publik në luftën kundër korrupsionit, duke filluar nga vlerësimi se është me rëndësi të veçantë për qytetarët dhe administratën shtetërore që të mobilizohen në sigurimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe rezistencës ndaj korrupsionit që e shkatërron shoqërinë në të gjithë bazat.
Në informacionin e miratuar në seancë, është theksuar se komunikimi në fushatat edukative do të jetë i rëndësishëm dhe i lidhur me çështjet me interes më të lartë të qytetarëve, objektivë, informues dhe i paanshëm dhe i liruar nga prejardhjet politiko-ideologjike pa ngjyra ose prapavija.
Karakteristikë e fushatave edukative do të jetë proporcionaliteti dhe racionaliteti në përdorimin e duhur të burimeve, që do të sigurojë që fondet dhe burimet e investuara do të drejtohen në një mënyrë efektive që të shkaktojë ndryshim të duhur shoqëror për të cilin nuk ka dyshim se është i nevojshëm.
