Qeveria miratoi dy strategji, për menaxhim me borxhin publik dhe politikat fiskale

TË FUNDIT

Në seancën e sotme qeveritare, është miratuar Strategjia për menaxhim me borxhin publik gjatë periudhës 2022-2024 dhe Strategjia fiskale.

“Strategjia fiskale i përfshin udhëzimet afatmesme dhe qëllimet e politikës fiskale, projektimet bazike makroekonomike, vlerat për kategoritë kryesore për të ardhurat dhe shpenzimet, si dhe projektimet për deficitin buxhetor dhe borxhin”, thuhet në kumtesën e Qeverisë, transmeton TV21.

Elementet kyçe të politikës fiskale afatmesme, sqarojnë dhe e paraqesin ridizajnimin e politikës buxhetore dhe konsolidimin fiskal, të cilat janë në drejtim të stabilitetit makroekonomik, përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, dhe me këtë edhe fuqizim të potencialit për rritje të ekonomisë vendore.

Në informacionin për miratimin e strategjisë për menaxhim me borxhin publik shtetëror për periudhën 2022-2024, Qeveria potencon se njëra nga qëllimet është që të mundësohet zhvillim i tregut vendor të letrave me vlerë, me çka do të mundësohet ulje e rrezikut nga rifinancimin i borxhit, rezistencë nga sulmet e jashtme dhe sigurim të qëndrueshmërisë afatgjate të borxhit./TV21

TË NGJAJSHME