Qeveria me vendim për pensionet e shkurtit

TË FUNDIT

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka mbajtur sot seancën e 131-të me radhë.

Në kuadër të saj, ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për pagesën e pensioneve për muajin shkurt 2023.

  • për pensionet në lartësi deri 11.000 denarë, pagesa do të realizohet më datë 27.02.2023.
  • për pensionet në lartësi prej 11.001 – 14.000 denarë, pagesa do të realizohet më datë 28.02.2023.
  • për pensionet në lartësi prej 14.001 – 18.000 denarë, pagesa do të realizohet më datë 01.03.2023.
  • për pensionet në lartësi mbi 18.001 denarë, pagesa do të realizohet më datë 02.03.2023.