Qeveria me linjë telefonike për të lënduarit në Koçan! Mbështetja nuk do të jetë e njëhershme – faza e parë e kujdesit pastraumatik

TË FUNDIT

Përderisa Koçani ende po rikuperohet nga tragjedia, Qeveria paralajmëroi fazë të re sistematike të mbështetjes për të plagosurit dhe familjet e tyre.

LINIJA TELEFONIKE PËR TË PLAGOSURIT: 070 355 526/AKTIVE QË NGA E HËNA, 09.06.2025, NË DISPOZICION 24 ORË

Në konferencë për media, zëdhënësja Marija Miteva njoftoi hapjen e linjës telefonike për komunikim të drejtpërdrejtë, që do të startojë më 9 qershor. Linja do të jetë e hapur 24 orë.

“Po e vendosim këtë linjë të re telefonike për komunikim të drejtpërdrejtë, që do të menaxhohet nga Zyra e Kryeministrit… dhe do të funksionojë pa ndërprerje, në dispozicion të të gjithë të lënduarve dhe familjeve të tyre”, tha Marija Miteva.

Ky mjet i ri është rezultat i punës së grupit qeveritar të punës që ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt me familjet dhe ekipet mjekësore gjatë periudhës së kaluar.

“Kjo linjë nuk do të jetë vetëm kontakt, por kanal i gjallë komunikimi, përmes të cilit do të mbahet koordinim ditor, javor dhe mujor, me informim të rregullt dhe me qasje të personalizuar për secilin rast”, shtoi Marija Miteva.

Miteva njoftoi gjithashtu se po shqyrtohet mundësia që disa nga trajtimet, si PRP për plagët, të ofrohen në spitalin e Koçanit, që pacientët të mos udhëtojnë në Shkup në temperatura të larta dhe të mos ekspozohen në diell, gjë që është jashtëzakonisht e rrezikshme për ta.

Shumë shpejt do të publikojmë plan për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Jemi të vetëdijshëm se ka raste ku ekspozimi i pacientëve në diell mund të shkaktojë nevoja shtesë për kujdes. Do të gjejmë mënyrë për ta menaxhuar këtë, që të ketë kujdes më të madh nga ekipet mjekësore ndaj të lënduarve dhe që ata të mos kenë nevojë të ekspozohen”, theksoi Marija Miteva.

Edhe pse gazetarët pyetën pse nuk ka zyrë fizike në Koçan, Miteva sqaroi se kjo është vetëm faza e parë – grumbullimi i të dhënave dhe kërkesave, pas së cilës do të pasojnë hapa të tjerë, përfshirë edhe pika të mundshme në terren.