Qeveria kufizon çmimin për shitje të druve dhe peletëve

TË FUNDIT

Qeveria me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, në seancën e sotme ka miratuar vendim për kufizimin e çmimit më të larta në tregtinë me pakicë të druve të zjarrit të dushkut, druve të ahut dhe peletit, përcjell TV21. Sipas vendimit, çmimi më i lartë i druve të zjarrit është caktuar deri në 4.500 denarë për metër katror (m2), gjegjësisht deri në 6.429 denarë për metër kub (m3). Peletët do të mund të shiten maksimum me çmim prej 27 denarë për kilogram, përfshi TVSH dhe transportin. Ky vendim vlen deri më 31 dhjetor të vitit 2022./tv21.tv