Qeveria jep pëlqim që posta të kërkojë bankë të re, nesër pritet të mblidhet Këshilli drejtues i postës

TË FUNDIT

Në seancën e sotme Qeveria ka sjellë vendim që Postat e Maqedonisë së Veriut të fillojë me procedurat për gjetjen e një banke të re për bashkëpunim, çka do të zhbllokonte qarkullimin pagesor të postës. TV21 këtë e mëson nga burime brenda Postës së Maqedonisë, të cilat po ashtu pohojnë se nesër në mëngjes do të mbahet mbledhje e Këshillit Drejtues të Postës, për të filluar procedurat për gjetjen e një banke të re./TV21