Qeveria Hoti sot në mbledhjen e saj ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë. Ekzekutivi ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë. Kryeministri Hoti në një konferencë për media tha se pas heqjes së pengesave do të ulen në dialogun me Serbinë. Ai tha se këto vendime i ka marrë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.