Qeveria e Shqipërisë ndihmon Kroacinë me 250 mijë euro

TË FUNDIT

Qeveria e Republikës së Shqipërisë solli vendim për ndihmë të financuar në shumë prej 250.000 eurove për Kroacinë, pas tërmetit të fuqishëm në Petrinje.

Lajmin e kumtoi kryeministri Edi Rama, i cili kumtoi në rrjetet sociale se vetëm sa e nënshkroi vendimin dhe publikoi fotografi të vendimit.

“Sapo e nënshkrova vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për dhurim të 250 mijë eurove për Kroacinë, për ndihmë në ripërtëritjen e Petrinjes pas tërmetit shkatërrues. Kroacia është shembull i rezistencës dhe model për ne në transformimin e saj të paparë në një vend krenar të BE-së”, shkroi Rama.

Paraprakisht, kreu shtetëror shqiptar shprehi solidaritet me popullin dhe autoritetet kroate dhe gatishmëri për të ndihmuar në suaza të mundësive.

Kryeministri Rama në kumtimin në Tuiter shkroi se Shqipëria është afër zemrës së Kroacisë mike dhe do të japë ndihmë në suaza të mundësive të veta.

Presidenti Ilir Meta shkroi se Shqipëria është afër Kroacisë me të gjitha kapacitetet e mundshme, si partnere strategjike, krah për krah në çdo sfidë.

Solidaritet me popullin kroat dhe autoritetet e atjeshme shprehi edhe kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, si dhe Lulzim Basha, lider i partisë më të madhe opozitare, Partisë demokratike