Qeveria e Kosovës: Nuk ka përafrim të pikëpamjeve me Beogradin edhe pas bisedimeve të sotshme në Bruksel

TË FUNDIT

 Qeveria e Kosovës njoftoi se nuk është bërë asnjë përparim i dukshëm në drejtim të afrimit të qëndrimeve në bisedimet e sotme me palën serbe në Bruksel, të ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, në kumtesën e zyres së kryeministrit, Avdullah Hoti thuhet se në raundin e sotëm të bisedimeve, të udhëhequr nga koordinatori për dialog i Qeverisë së Kosovës, Skënder Hyseni dhe drejtori i Zyrës serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, është biseduar për pensionet dhe kadastrin.

“Ky diskutim ishte vazhdim i trajtimit të çështje të njëjta nga takimi i fundit i mbajtur më 29 tetor. Edhe pas një debati të gjatë, ende nuk ka afrim të konsiderueshëm të pikëpamjeve. Në çdo rast, u arrit marrëveshje për të vazhduar diskutimin mbi këtë element të marrëveshjes gjithëpërfshirëse mes dy vendeve në takimin e ardhshëm”, thuhet në kumtesë.