Qeveria e Kosovës nuk e komenton propozimin e SHBA-ve për Ujmanin

TË FUNDIT

Heshtja e qeverisë Kurti rreth propozimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e Liqenit të Ujmanit, ka nxitur reagimin e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, tha se raporti i SHBA-së për liqenin e Ujmanit hedh poshtë pretendimet e kryeministrit Kurti për shkelje të sovranitetit, duke theksuar se qeveria nuk ka jetë të gjatë nëse nuk e zbaton marrëveshjen e Washingtonit.

Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e kritikoi kryeministrin Kurti për qasjen ndaj dialogut me Serbinë.