Nga VMRO-DPMNE thonë se kanë informacione se Qeveria është e interesuar që një pjesë të MEPSO-s t’ia shet elektrotransmetuesit grek IPTO, ku përqindje gëzon edhe një kompani kineze, përcjell TV21. Nga VMRO thonë se “LSDM-së dhe BDI-së i intereson vetëm profiti”.
“Në Greqi ka informacione se sistemi grek i transmetimit të energjisë elektrike është i interesuar për të blerë një pjesë të MEPSO-s. Kjo do të thotë se sistemi grek i transmisionit të energjisë elektrike dëshiron të blejë një pjesë të sistemit maqedonas të transmetimit të elektrik të Maqedonisë dhe në këtë mënyrë Maqedonia do të humbasë plotësisht pavarësinë e saj energjetike si shtet, domethënë në atë pjesë do të varet nga një shteti tjetër i huaj. Ndërsa qeveria e ka gojën plot me BE-në, NATO-n dhe Amerikën, njëkohësisht 24% dhe një aksion të artë në IPTO e ka kompania më e madhe shtetërore kineze. Pra, 76% i përket Greqisë, dhe 24% i përket Kinës”, thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE.
