Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, do ta mbajë mbledhjen e 35-të të rregullt, në të cilën me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria do të shqyrtojë Propozim-ligjin për buxhete me të cilin Ligj përcaktohet procedura e përgatitjes, miratimit dhe realizimit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe buxheteve të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Qytetit të Shkupit, si dhe njoftimin për realizimin e këtyre buxheteve.Nga Ministria e Financave, siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, në rend dite për shqyrtim është edhe Informata për mbledhjen përgatitore me delegacionin e Bashkimit Evropian për Programin e reformave ekonomike 2021-2023.Para ministrave për shqyrtim do të gjendet edhe Informata për miratimin e listës së vetme të reviduar të projekteve, në harmonizim me Planin ekonomik dhe investues të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, me propozim të Sekretariatit për Çështje Evropiane.Me konkluzionet dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, e cila do të mbahet përmes video-konferencës, publiku do të informohet me anë të kumtesës.
