Qeveria dha dritën jeshile për propozim-buxhetin/ Në 2024 janë në dispozicion 5.5 miliardë euro

TË FUNDIT

Buxheti për vitin 2024 është projektuar në 343,6 miliardë denarë ose 5,5 miliardë euro, ndërsa deficiti është ulur në 545 milionë euro. Buxheti do të jetë më i madh për 10 për qind, ndërsa deficiti buxhetor duhet të zvogëlohet për 150 milionë euro. Vitin e ardhshëm do të nevojiten 18 për qind më shumë para për pagat në sektorin publik për shkak të marrëveshjes së re të përgjithshme kolektive, deklaroi Ministri i Financave Fatmir Besimi. Kryeministri Kovaçevski thotë se buxheti do të jetë bazë e mirë për rritjen dhe përshpejtimin e realizimit të projekteve të infrastrukturës, tërheqjen e investimeve të huaja, inovacionin e kompanive vendore, mbështetjen e ekonomisë vendase, sektorit privat dhe qytetarëve, si dhe për intensifikimin e konvergjencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Gjithashtu, shtoi se ky bixhet do të mundësojë ekzekutimin e rregullt dhe pa probleme të të gjitha detyrimeve ligjore, përfshirë edhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO.

 

 

“Norma e inflacionit në vitin 2024 pritet të stabilizohet dhe parashikohet në 3.6% në kushtet e ruajtjes së një niveli të qëndrueshëm të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve në tregjet ndërkombëtare, si dhe ngadalësimit të mëtejshëm të inflacionit bazë. Në 2024 pritet rritje e punësimit për 2% që do të rezultojë me uljen e papunësisë për vitin e ardhshëm. Rritja e pagave është projektuar me 8.4%.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

 

 

“Mbrojtje shëndetësore siç përmenda 45.7 milion denarë, prej të cilave përveç pagave në Shëndetësi 20 milion euro, edhe 45 milion euro më shumë janë siguruar këtë vit për ilaçe dhe programet për mbrojtje shëndetësore, si dhe për sëmundjet e rralla – 12 milion euro për Trikafta, ilaçin për Fibrozë cistike.”- tha Fatmir Besimi – Ministër I Financave.