Qeveria bullgare ka shpallur 24 nëntorin ditë zie

TË FUNDIT

Këshilli i Ministrave të Bullgarisë ka vendosur që 24 nëntor i vitit 2021 të shpallet ditë zie kombëtare.

Dita e zisë është shpallur për dy raste tragjike: Zjarrin në Shtëpinë për persona të moshuar në fshatin Rojak në Komunën e Dulgopolit dhe për viktimat në aksidentin e rëndë të autobusit në autostradën “Struma” më 23 nëntor.

“Qeveria shpreh ngushëllimet e saj për të afërmit e viktimave. Në kujtim të tyre, flamujt shtetërorë të të gjitha institucioneve shtetërore do të ulen në gjysmë shtizë”, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë bullgare.