Qendër terapie me protone për pacientët e vegjël me sëmundje të rënda

TË FUNDIT

Një qendër e terapisë me protone për trajtimin e pacientëve të vegjël me kancer pritet të nisë funksionimin në Shangai. Kjo nismë është një bashkëpunim mes Spitalit të Fëmijëve të Universitetit Fudan, “Shanghai Fosun Healthcare (Group) Co., Ltd.” dhe “Mevion Medical Systems, Inc.”, me bazë në SHBA, në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar gjatë kësaj jave.

Çdo vit në Kinë diagnostikohen me kancer rreth 22.000 fëmijë. Kirurgjia dhe kimioterapia janë trajtimet kryesore. Terapia me protone është një lloj i ri i terapisë rrezatuese që përdor rrezet me energji të lartë për të trajtuar tumoret, citon “Xinhua”. “Ajo mund të japë fuqi vrasëse të kancerit të përqendruar në tumore me dëm minimal në indet e shëndetshme përreth, duke shkaktuar më pak efekte anësore në rritjen e trurit dhe shpinës te fëmijët krahasuar me trajtimet tradicionale”, -tha Dong Kuiran, onkolog në spitalin e fëmijëve.

TË NGJAJSHME