Femra, e cila qëlloi me mango në kokë Presidentin e Venezuelës, për të tërhequr vëmendjen për problemin e saj të banimit, do të bëhet me shtëpi.
Presidenti Nikolas Maduro ka qenë duke parakaluar me autobus nëpër turmën e njerëzve në shtetin Aragva, kur ai u qëllua nga një frutë mango, në të cilin ishte vendosur porosia, “Nëse mundeni, më telefononi”.
Gjatë një paraqitje në televizion, Maduro qartësoi se femra e quajtur Marlene Olivo ka pasur probleme me shtëpinë e saj, duke shtuar se më pas zyrtarët e kanë telefonuar, për ta njoftuar se ajo do të bëhet me shtëpi të re./21 MEDIA/
