Qazimi thotë se kjo Qeveri s’mund të jetë përgjegjëse teksa vdesin të pafajshëm në burgje, reagon Pasholli: Ndajmë drejtësi të barabartë

TË FUNDIT

Ka vazhduar debati në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për zëvendësministrat e propozuar.

Kritikat më të mëdha bëhen ndaj propozimeve të BDI-së, pasi sipas opozitës shqiptare, janë të njëjtit siç kanë qenë dhe se tashmë janë dëshmuar se nuk dinë të kryejnë punën me përgjegjësi, transmeton TV21

Deputetja Artina Qazimi nga Aleanca për Shqiptarët është ndaluar edhe te drejtësia, ku zëvendësministër nga radhët e BDI-së është propozuar Agim Nuhiu.

“Nuk e di se si ende flisni për përgjegjësi të kësaj Qeverie, kur ne kemi njerëz që vdesin në burgje ende pa e dëshmuar pafajësinë e tyre”, tha Qazimi.

Ka reaguar Arbana Pasholli nga BDI.

“Unë nuk di të kthej me sulm, por për një gjë të jeni të sigurt – Qeveria do të luftojë për drejtësinë dhe është e përkushtuar të ndajë drejtësi të barabartë”, tha Pasholli./TV21