Pyetet për kohën kur ka luajtur me Ronaldon, ja përgjigja epike e Ozil

TË FUNDIT

Mesut Ozil ka dhënë një përgjigje gazmore kur është pyetur se si ka qenë të luante me Cristiano Ronaldon.

Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë me origjinë turke ka luajtur me superyllin portugez gjatë kohës sa ishte pjesë e Real Madridit.

Një tifoz i është afruar 34-vjeçarit dhe e ka pyetur për periudhën kur ka luajtur në Santiago Bernabeu me sulmuesin e Al Nassr.

Tifozët e kanë konsideruar gazmor këtë përgjigje të mesfushorit kreativ duke bërë komente të shumta në rrjetet sociale.

Mesut Ozil dhe Cristiano Ronaldo kanë luajtur bashkë për tri sezone (2010-2013) në Santiago Bernabeu. Ata ishin bashkë në fushë në 149 raste, ndërsa mesfushori i ka asistuar sulmuesit në plot 31 gola.

Gjatë asaj kohe, ata e fituan bashkë titullin e La Ligas, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.

Vetëm Gareth Bale dhe Karim Benzema kanë dhuruar më shumë asistime (47, respektivisht 32 herë) për Ronaldon.

error: Content is protected !!