Pyetet nëse ende e ka unazën e Mozzikut, Loredana habit me përgjigjen

TË FUNDIT

Rep-artistja Loredana Zefi dhe reperi Mozzik i dhanë fund lidhjes gjatë vitit të kaluar, pasi ia kishin dhënë njëri-tjetrit një shans të dytë.

Mirëpo, Loredana ende po e ruan unazën që ia ka dhënë Mozzik.

Kështu ka treguar reperja duke iu përgjigjur një pyetësor me ndjekësit në Instagram.

“A e ke ende unazën që të ka dhënë Mozzik?”, e ka pyetur një ndjekës, ndërsa Loredana u përgjigj “po e kam ende”.

Nga lidhja e tyre, Loredana dhe Mozzik kanë një vajzë, Hana./21Media