Putini u shfaq në publik për herë të parë pas rebelimit të Vagnerit

TË FUNDIT

Presidenti rus Vladimir Putin sot për herë të parë iu drejtua opinionit pas përpjekjes për grusht shtet të udhëhequr nga udhëheqësi i grupit paraushtarak Vagner, Evgenij Prigozhin.

Presidenti u drejtua para pjesëmarrësve të Forumit industrial rinor ndërkombëtar “Inxhinierë të së ardhmes-2023” dhe në ngjarje  nuk tha asnjë fjalë për ngjarjet e fundit në vend.

Mediat ruse transmetuan se presidenti vetëm u theksoi pjesëmarrësve se zhvillimi dhe modernizimi i industrisë mbetet prioritet për vendin.

“Qeveria do të vazhdojë të stimulojë futjen e teknologjive më të reja në industri të ndryshme, duke përfshirë edhe prodhimtarinë e pajisjeve industriale dhe energjetike”, tha Putin.