Rusia ka marrë një tjetër vendim për t’u hakmarrë ndaj sanksioneve të Perëndimit, pjesë e së cilave është edhe Shqipëria. Me një dekret të presidentit Vlladimir Putin, Moska ka vendosur të shkatërrojë në kufi produktet ushqimore që vijnë nga vendet Perëndimore
Presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret, ku ka urdhëruar “shkatërrimin” e të gjitha ushqimeve që vijnë në Rusi nga vendet perëndimore.
Ndalimi i importit për produktet bujqësore dhe jo vetëm është pjesë e sanksioneve të filluara në vitin 2014, në përgjigje të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë për implikimin e saj në krizë ukrainase.
Mes vendeve të prekura nga sanksionet ruse, por që edhe ka miratuar sanksionet e Bashkimit Evropian për Rusinë, është edhe Shqipëria.
Urdhri do të hyjë në fuqi në 6 gusht. Sipas dekretit të bërë publik nga “Moscow Times”, të gjitha ushqimet bujqësore që vijnë nga shtete që kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Federatës ruse do të shkatërrohen dhe nuk do të kthehen mbrapsht në kufi, siç është bërë deri tani.
Ky vendim dhe vendosja e sanksioneve ruse për vendet perëndimore nuk kanë prekur ve tëm Rusinë, e cila një pjesë të madhe të produkteve bujqësore e siguron nga importi, por edhe shumë vende evropiane.
Fermerët francezë kanë protestuar për çmimet e padrejta në treg që prej fillimit të korrikut dhe një pjesë e madhe e këtij problemi është shkaktuar nga zhdukja e tregut rus për djathërat francezë.
Dekreti nuk ka të bëjë vetëm me sasi të vogla ushqimi, ku edhe konsumi personal është testuar pasi rusët shpesh janë kapur duke kontrabanduar sasi djathi apo mallra të tjera.
Megjithatë problem është tregu i zi, i krijuar me shpejtësi të madhe për tregtimin dhe kontrabandimin e këtyre produkteve.
Dekreti i Putinit është në vazhdimësi të politikave të Rusisë në muajt e fundit kundër sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Moskës për rolin e saj në betejën e përgjakshme të lindjes së Ukrainës.
