Putini: Jam gati të takohem me Zelenskin

TË FUNDIT

Presidenti rus Vladimir Putini sot deklaroi se është gati të takohet me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin.

 “Jam gati të takohem me të. Por a ka kuptim të takohem”, tha Putini.

 Ai vendosi edhe një kusht për takimin me presidentin ukrainas.

 “Le të vijë Zelenski në Moskë dhe do të ketë një takim. Nëse takimi është i përgatitur mirë, unë jam gati për të”, tha Putini.