Putini i ftoi në Moskë shefat e diplomacive të Armenisë dhe Azerbajxhanit

TË FUNDIT

Presidenti rus Vladimir Putin, sot u bëri ftesë për takim në Moskë, ministrave të Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit dhe Armenisë, për bisedime për tejkalimin e situatës në Nagorno-Karabah, e transmetuan mediat ruse kumtesën e Kremlinit.

TASS informon se ftesa, sipas Kremlinit, pasoi pas bisedimeve mes liderëve të tre vendeve.

“Pas serisë së bisedave telefonike mes presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Alijev dhe kryeministrit armen, Nikolla Pashinijan, presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për t’i dhënë fund armiqësive në konfliktin në Nagorno-Karabah”, njofton Kremlini në kumtesë.