Presidentët e Rusisë dhe të Francës, Vladimir Putin dhe Emanuel Makron, sot përmes telefonit kanë biseduar për situatën në Nagorno – Karabah, njoftoi Kremlini.
Mediat britanike transmetojnë se dy liderët janë marrë vesh se situata në rajon në përgjithësi është stabilizuar dhe se është koha që të zgjidhen edhe çështjet humanitare.
Putini dhe Makroni, mes tjerash, kanë theksuar se duhet të zgjidhet edhe kthimi i refugjatëve dhe ruajtja e kishave dhe manastireve katolike.
