Putin vizitë të papritur në Mariupolin e shkatërruar nga lufta

TË FUNDIT

Media shtetërore ruse ka raportuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka realizuar një vizitë të papritur në Mariupol, qytetin ukrainas që tani kontrollohet nga forcat ruse.

Si pasojë e luftimeve të ashpra për të fituar kontrollin e këtij qyteti, pjesa më e madhe e tij besohet se është shkatërruar.

Në disa pamje të publikuara nga transmetuesi shtetëror, shihet Putin duke e vozitur një makinë në orët e vona të natës, dhe më e pas e viziton një sallë koncerti.

Radio Evropa e Lirë nuk e ka verifikuar lokacionin.

Kjo mund të jetë vizita e parë e Putinit në territorin e pushtuar ukrainas.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka thënë se ai ka shkuar në Mariupol me helikopter dhe është takuar me disa banorë lokalë.

Në video, një zyrtar rus dëgjohet duke ia sqaruar Putinit se si është duke u rindërtuar qyteti.

Mariupoli është nën pushtimin rus për më shumë se 10 muaj.

error: Content is protected !!