Putin uron Vuçiqin pas fitores në zgjedhje

TË FUNDIT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka uruar homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq për marrjen edhe të një mandati presidencial.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e Kremlinit, teksa Putin e ka uruar Vuçiqin që të vazhdojë të kontribojë në forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve, shkruan b92

“Unë pres që puna juaj në krye të shtetit do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e partneritetit strategjik që ekziston midis vendeve tona. Kjo pa dyshim korrespondon me interesat e popujve vëllazërorë të Rusisë dhe Serbisë”, urimi i Putinit.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga organizatat joqeveritare, kandidati i Partisë Përparimtare Serbe dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka fituar 59.8 % të votave në zgjedhjet presidenciale./21Media