Putin: Të gjitha vaksinat ruse kundër koronavirusit janë efikase

TË FUNDIT

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se të gjitha vaksinat ruse kundër Kovid-19 janë efikase dhe paralajmëroi se Rusia së shpejti do ta regjistrojë vaksinën e tretë kundër koronavirusit, transmetoi RIA.

Putini tha se Moska është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha vendet e tjera për vaksina kundër koronavirusit, por në këtë rast bëri thirrje që këto  procese të mos politizohen.

Deklarata e Putinit erdhi një ditë pasi prodhuesit e vaksinave kompania amerikane “Fajzer” dhe kompania gjermane “BioNTek” bënë të ditur se vaksina e tyre kundër koronavirusit është efikase më shumë se 90 për qind.