Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi të dielën se Moska do të godiste objektiva të reja nëse SHBA-ja do të furnizonte Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi, sipas mediave shtetërore ruse.
Dorëzimi i armëve të reja në Kiev synon vetëm të “zvarritë konfliktin e armatosur për aq kohë sa të jetë e mundur”, tha Putin në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya-1, raportoi media shtetërore ruse TASS.
Në rastin e dërgesave të raketave me rreze të gjatë në Kiev, Rusia do të nxjerrë “konkluzionet e duhura” dhe do të godasë ato “objekte” që nuk i ka shënjestruar ende, tha ai.
