Putin njohu pavarësinë e Donetsk dhe Luhansk, reagon Johnson: Gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar

TË FUNDIT

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson e ka konsideruar njohjen e republikave të vetëshpallura në Ukrainën lindore do të ishte “qartësisht në shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

“Është një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës. Është një mohim i procesit të Minskut dhe marrëveshjeve të Minskut dhe mendoj se është një ogur shumë i keq dhe një shenjë shumë e errët”, tha ai.

Ai thotë se njoftimi i Putinit është një tjetër tregues se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar në Ukrainë.

“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundemi për të qëndruar pranë popullit të Ukrainës”, duke përfshirë përgatitjen e sanksioneve “të fuqishme” dhe vazhdimin e “fortifikimit” të krahut lindor të NATO-s.