Në një fotografi të realizuar këtë të martë mund të shihet presidenti rus, Vladimir Putin, në bordin e një nëndetëseje në ujërat e Detit të Zi, duke marrë pjesë në një ekspeditë pranë Sebastopolit, në gadishullin e Krimesë.
Ish spiunit të KGB-së, agjencia e inteligjencës së Bashkimit Sovjetik, i pëlqen të fotografohet në këto lloj operacionesh, ashtu si dhe duke praktikuar sporte pak a shumë të rrezikshme.
Fotot e mëposhtme janë një provë e asaj që Putin është, ose do të japë imazhin se është, një burrë aksioni.












