Putin: Largimi i disa firmave të huaja mund të jetë për mirë

TË FUNDIT

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se largimi i disa kompanive të huaja nga Rusia në këtë kohë lufte “mund të jetë për mirë”.

Përmes një video-konference në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Putin tha se ishte e pamundur që Rusia të shkëputej nga teknologjia perëndimore pavarësisht sanksioneve.

Putin tha se vendi ka probleme me zinxhirët e transportit dhe furnizimit dhe se ata do vazhdojnë të importojnë mallra zëvendësues, edhe pse kjo nuk është një zgjidhje.