“Puthjet janë për zonjat, jo për mua”, Florian Marku kap për fyti kundërshtarin

TË FUNDIT

Boksieri shqiptar, Florian Marku si edhe më parë, gjaknxehtë në prag të ndeshjeve të tij. Ai e ka treguar këtë sërish para sfidës së kësaj të shtune në Newcastle.

Gjatë peshimit, Marku i provokuar edhe nga rivali i tij Chris Jenkins nuk ka shmangur kontaktin fizik.

Gjatë këtij procesi, Jenkins i ka dërguar një puthje në distancë sportistit shqiptar, i cili nuk e ka pritur aspak mirë, duke i vënë duart në fyt.

“Puthjet janë zonjat, jo për mua”, ka shkruar Marku pas “incidentit”.

Për t’u qetësuar situata, ishte e nevojshme ndërhyrja e sigurimit.