Në Kuvend deputetët vazhduan me shqyrtimin e amendamenteve të dorëzuara për rebalancin e buxhetit. Janë dorëzuar gjithsej 58 amendamente ndërsa debati zgjati 6 ditë. Amendamenti i dorëzuar nga LSDM me të cilin kërkuan të sigurohen 200 milionë euro për rritjen e rrogave dhe kompensimeve, nuk u pranua
“Obligimi që është objekt i këtij amendamenti dhe që rregullohet me përqindja përkatëse të buxhetit buron nga ligji për mbështetjen financiare të investimeve, të cilat janë shfrytëzues të kësaj ndihme financiare dhe ka të bëjë me pagimin e detyrimeve kontraktuale për 654 kompani që sipas Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve në vitin 2023 kanë lidhur kontrata dhe kontrata të reja që do të lidheshin deri nesër. Që do të thotë se mjetet duhet të sigurohen në mënyrë adekuate në programet që rregullojnë mbështetjen financiare të investimeve”, tha Dimitar Kovaçevski, LSDM.
“Sipas ligjit për përkrahje financiare të investimeve, Ministria e financave në tërësi, atë që e keni planifikuar për 2024 ndaj kompanive dhe marrëveshjeve të lidhura, do ta paguajë. Ministria e financave mbetet e përkushtuar përkrahjes së të gjitha kompanive në RM dhe kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Duke i marrë parasysh shkaqet e arsyetuara paraprakisht, amendamenti nuk pranohet”, tha Nikollçe Jankullovski, zv/ministër i Financave./TV21
