Kumtesat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë janë manipulim klasik me të cilat shtrembërohet e vërteta para qytetarëve, mendojnë përfaqësuesit e Punëtorit të zëshëm të tekstilit dhe Komitetit të Helsinkit. Reagimi i këtillë vjen pas publikimit të djeshëm të Lidhjes së sindikatave në faqen e tyre në Facebook ku i akuzoi Kristina Ampevën nga “Punëtori i zëshëm i tekstilit” dhe Igor Jadrovskin nga Komiteti i Helsinkit se i shkurtojnë të drejtat e punëtorëve me çka humbet e drejta për 100% pushim mjekësor për Kovid në sektorin publik.
“Mendoj se luajnë në kartën e manipulimit dhe shtrembërimit të së vërtetës dhe shikoni, Ampeva dhe Jadrovski nuk donë të drejta më të volitshme për punëtorët. Nuk është e saktë për shkak se në takimin e djeshëm aspak nuk u përmend baza e pagesës dhe përqindja. Thjeshtë kërkuam që të tërhiqet përfundimi dhe falë Zotit Ministria për punë dhe politikë sociale kuptoi se e vë në gjendje diskriminuese sektorin privat, për shkak se nëse jep 100% pushim mjekësor për sektorin shtetëror, mbeten 70% për sektorin privat. Nuk është e drejtë dhe nuk është në rregull”, deklaroi Kristina Ampeva, punëtori i tekstilit.
Igor Jadrovski nga Komiteti i Helsinkit tha se në takimin e parafundit ku morën pjesë sindikatat, organizata civile, ministria dhe inspektorët është diskutuar dispozita e Qeverisë me të cilën obligohet ministria dhe të gjitha organet udhëheqëse që të paguajnë 100% për pushim mjekësor për Kovid në sektorin publik.
“U tha se për të gjithë të tjerët si dhe për sektorin privat vlen rekomandimi që të paguajnë një gjë të këtillë për shkak se qeveria nuk mund t’i obligojë, sepse pushimet mjekësore, kompensimet dhe lartësia përcaktohen sipas ligjit dhe marrëveshjeve kolektive. Unë dhe Kristina reaguam se konkluzioni i këtillë është diskriminues për shkak se të gjithë punëtorët tjerë vendosen në pozitë të pavolitshme, për çka na mbështeti përfaqësuesja e sindikatës. U morëm vesh se të gjithë punëtorët prej të gjithë sektorëve të mund të marrin pushim mjekësor për Kovid, duke mos e theksuar përqindjen që duhet ta marrin”, pohoi Igor Jadrovski, Komiteti i Helsingut për të drejtat e njeriut
TV21 iu drejtua kryetarit të Lidhjes së sindikatave Darko Dimovski i cili tha se dëmi që e bëjnë këto organizatat joqeveritare duke aktruar se janë mbrojtës të së drejtave të punëtorëve, ka pasoja të mëdha ndaj punëtorit në Maqedoni.
“Atyre u dhemb se propozimi vjen nga LSM-ja. Thonë – nuk ka nevojë që të shkojmë me konkluzione, kemi ligje dhe marrëveshje kolektive që i keni nënshkruar ju sindikatat”, tha Darko Dimovski, kryetar i Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë
Nga Punëtori i zëshëm i tekstilit dhe Komiteti i Helsinkit paralajmëruan se do të dërgojnë kërkesë për falje publike dhe tërheqje të publikimit të LSM-së, në të kundërtën do të ngritin procedurë gjyqësore për përgjegjësi civile për shpifje dhe ofendim.
