Pushimet e para pa kufi mes Shqipërisë dhe Kosovës

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rrjetet sociale ka shpërndarë një video ku shihet se veturat në vendkalimin kufitar Kukës-Morinë, gjegjësisht në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë kalojnë pa kontrolle, përcjell TV21. Kjo vjen si pasojë e vendimit të fundit që u mor me 22 qershor në mbledhjen mes dy qeverive, ku u vendos që gjatë fundjavave dhe gjatë pushimeve verore mos të ketë kontrolle në këtë pikë kufitare.