Gjatë vizitës së sotme në Spitalin Klinik të Shtipit, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njoftoi se 7.600 të punësuar në sektorin e shëndetësisë do të marrin shpërblim prej 30 mijë denarëve.
“Po investojmë në infrastrukturë, pajisje mjekësore, në punëtorët shëndetësor duke rritur pagat. Pas implementimit të asaj politike, tani për festat e fund vitit të gjithë të punësuarit në qendrat shëndetësore publike të cilët punojnë me kovid pacientë, ndërsa ata janë mjekë, motra medicinale, personel ndihmës teknik, transportues, persona teknik të cilët punojnë në ato reparte ku mjekohen pacientë nga kovid-19 do të marrin shpërblim. Bëhet fjalë për 7.600 të punësuar në sektorin publik të cilët do të marrin nga 30 mijë denarë”, tha Filipçe.
