Punonjësit në institucionin e Avokatit të popullit protestuan për të kërkuar pavarësi financiare dhe paga më të larta. Kryetari i sindikatës së këtij institucioni, Marjan Ponjaviq, u shpreh se shfrytëzimin e mjeteve financiare duhet ta bëjnë në mënyrë të pavarur pa kërkuar miratim nga ministria e financave.
“Për shkak të ngecjes së procedurës së miratimit të ndryshimeve në Ligjin ekzistues për Avokatin e Popullit, aktualisht nuk është e mundur të tejkalohen disa dobësi të cilat janë shprehur dhe konstatuar nga Komisioni Europian në raportet për progresin e shtetit, e veçanërisht në Raportin për përfunduar misionin e vlerësimit. Së bashku me miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatin e Popullit i cili është në Kuvend, rekomandohet edhe Rekomandimi i Komisionit Europian kundër racizmit dhe intolerancës në Këshillin e Europës, i cili rekomandon që autoritetet t’i japin pavarësi financiare Zyrës së Avokatit të Popullit”, tha Marjan Ponjaviq, kryetar i Sindkatës së Avokatit të Popullit.
Kryetari i AOGJSH-së, Tërpe Deanoski, thotë se shërbimi i Avokatit të Popullit nuk duhet të jetë i obliguar me Ligjin për nëpunësit administrativë, sepse puna e tyre nuk është administrative.
“Ne kemi vite që presim miratimin e Ligjit të posaçëm për shërbim, me vite jemi injoruar nga qeveria. Me këtë problem në punë nuk mund të kenë rroga kaq të larta, kolegu Marjan tha se në vitin 1998 pagat ishin në nivel gjyqtarësh, kjo nuk është e çuditshme dhe nuk duhet të jetë e çuditshme, sepse ato vendime që merren, janë vendime në bazë të parashtresave dhe mund të konsiderohet se Avokati i Popullit, gjegjësisht shërbimi është i barabartë me gjyqtarët në gjykatat themelore”, pohoi Tërpe Deanoski – kryetar i AOGJSH-së.
Megjithatë Deanoski thotë se nuk është logjike që punonjësit e këtij institucioni të jenë të obliguar me ligjin për zyrtarët administrativ, sepse sipas tij ata kryejnë detyra në bazë të peticioneve të qytetarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre.
