Punonjësit në gjyqësor vërshuan sot rrugët e kryeqytetit, në shenjë proteste për pagat shumë të ulëta.
Tërpe Deanoski kryetar i sindikatës së AOGJSH tregoi se paga mesatare e shërbimit gjyqësor është 24 mijë denarë, që është shumë e ulët nga paga mesatare prej 36 mijë denarëve.
Njoftoi se nëse këta punonjës që dolën në protestë shpallin grevë, gjyqtarët nuk do të mund të bëjnë punën e tyre pa ekip.
“Nga sa kërkojmë dhe për të marrë 78 për qind rritje pagash, asnjë nga këta punonjës nuk do ta kalojë pagën mesatare, por vetëm do t’i afrohemi. Puna në gjykata është punë ekipore. Nëse një punonjës nuk e bën punën e tij, gjyqtari nuk do të jetë në gjendje të gjykojë. Kolegët e prokurorisë dje kanë nisur grevën. Nëse kolegët nga gjykatat, njerëzit që janë këtu, nisin grevë, i gjithë gjyqësori do të paralizohet”, tha Tërpe Deanoski, kryetar i sindikatës AOGJSH.
Për shkak të grevës, lëndët në prokurori do të prolongohen, ndërsa vetëm ato që janë urgjente do të procedohen.
“Në prokurori tashmë janë duke u zvarritur rastet, vetëm lëndët urgjente, ashtu siç njoftuam dje paraburgim, bastisje ose ankime urgjente, gjithçka tjetër nuk punon dhe nuk do të punojë. Sot kemi biseduar me prokurorin për ndjekje të krimit të organizuar, sot do të kenë edhe një takim, kemi mbështetjen e prokurorit për ndjekjen e krimit të organizuar, nga prokurori publik, është radha e ministrave dhe qeverisë që të ngrihen”, theksoi Tërpe Deanoski, kryetar i sindikatës AOGJSH.
Protesta vazhdoi para Kuvendit dhe Ministrisë së Drejtësisë, e më pas shkuan para Qeverisë. Pritet që edhe AOGJMSH të vendosë për rrjedhën e ardhshme të veprimit, nëse do të hyjnë në grevë apo jo.
