Punoi tre orë pas orarit të lejuar, mbyllet objekti hotelierik

TË FUNDIT

Në Çellopek të Epërm të Tetovës policia për shkak të mosrespektimit të rregullave gjatë epidemisë ka arrestuar pronarin e një objekti hotelierik. Kontrolli ishte bërë në orën 20:40, pas çka objekti ishte mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Tetovë.

“Pas njohurive paraprake të mara nëpunësit e policisë nga Departamenti i Policisë Zherovjan kanë bërë kontroll në një objekt hotelierik në fshatin Çellopek i Epërm, pronë e D.R. (31) nga fshati Çellopek i Epërm. Gjatë kontrollit ishte konstatuar se objekti punon dhe brenda ishin gjetur 17 persona mysafirë dhe pronari. Ai ishte privuar nga liria dhe ishte dërguar në stacionin e policisë”, informoi SPB Tetovë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër pronarit do të parashtrohet padi penale sipas nenit 206 të Kodit Penal, gjegjësisht për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.