Publikohet tenderi për zgjedhjen e kontraktuesit për pjesën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë

TË FUNDIT

Është shpallur tenderi për përzgjedhjen e kontraktuesit për pjesën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, nga Kriva Pallanka deri në kufirin bullgar në Korridorin 8, shkruan TV21. Njëkohësisht, po vijon procesi për përzgjedhjen e inxhinierit mbikëqyrës dhe konsultuesit për asistencë teknike për investitorin Hekurudha Infrastruktura.

Pjesa e re hekurudhore parashikohet të jetë 23.4 kilometra i gjatë dhe do të ndërtohen 22 tunele, duke përfshirë një në pikën kufitare, 52 ura/viadukte, si dhe stacione hekurudhore afër Kriva Pallankës dhe fshatit Zhidilovo. Procedura e shpronësimit për këtë pjesë po vijon dhe deri më tani është  kryer 60%, kryesisht në zonat rurale.

Fondet në vlerë prej 560 milionë euro si vlerë e parashikuar për këtë seksion janë siguruar tashmë, me grant prej 61 milionë euro nga IPA, 149 milionë euro nga Instrumenti Kornizë Evropiane të Investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe dy kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve prej 175 milionë euro secila.