Në raportin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2025 thuhet se nga 137 aktivitete të planifikuara, vetëm 23% u realizuan plotësisht, 44% nuk u realizuan dhe 33% janë ende në proces. Sektorët më të suksesshëm ishin arsimi dhe ekonomia/biznesi, ndërsa më pak përparim u shënua në politikë, mjedis dhe ndërmarrje publike. Për periudhën 2021-2025, realizimi i përgjithshëm i strategjisë ishte 37%, me shumë aktivitete ende të pazbatuara ose në proces. Komisioni dha gjithashtu rekomandime për institucionet për të përmirësuar zbatimin e aktiviteteve që nuk janë në fokusin e strategjisë së ardhshme 2026-2030.
ANTIKORUPSIONI:
-Gjatë vitit 2025 janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh për forcimin e integritetit, përfshirë zhvillimin e politikave, trajnime dhe vendosjen e mjeteve për monitorim, por pavarësisht kësaj, një pjesë e institucioneve ende funksionojnë në nivel të përputhshmërisë formale, pa zbatim thelbësor në punën e përditshme.
Analiza tregon se sistemi i integritetit duhet të kalojë nga faza deklarative në atë operative, me procedura të qarta, mekanizma përgjegjësie dhe zbatim real të rregullave, veçanërisht në fusha të ndjeshme si prokurimet publike, dhuratat dhe menaxhimi i autorizimeve diskrecionale.
ANTIKORUPSIONI:
-Sipas të dhënave, vërehet rritje e institucioneve që marrin pjesë në proces, por ende ekzistojnë dobësi të konsiderueshme, si integrim i pamjaftueshëm i politikave antikorrupsion në proceset e përditshme dhe mungesë e monitorimit dhe kontrollit sistematik.
Raporti thekson se problem kyç mbetet fakti që shumë institucione miratojnë aktet e nevojshme, por ato nuk zbatohen në praktikë, gjë që ndikon drejtpërdrejt në besimin e qytetarëve dhe në efikasitetin e sistemit. Në përfundim theksohet se viti 2026 duhet të jetë periudhë e stabilizimit dhe forcimit të mekanizmave, me fokus në zbatimin praktik, rezultate të matshme dhe përgjegjësi të shtuar në institucione.
