Publikohet logo dhe tema kryesore e Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së për vitin 2025

TË FUNDIT

Të premten u publikua logo dhe tema kryesore e Mbrëmjes Gala të Festës së Pranverës të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) për vitin 2025. Tema kryesore është “Viti i gjarprit, mbaje shpirtin zgjuar”. Mbrëmja Gala do t’i shoqërojë kinezët në të gjithë botën gjatë kremtimeve të Vitit të Ri Kinez.

2025 do të jetë viti i gjarprit sipas kalendarit hënor kinez. Në gjuhën kineze shkruhet viti “乙巳”. Shkronja “巳” simbolizon lindjen e diellit. Kur dy shkronja “巳” vendosen së bashku në mënyrë simetrike, ato formojnë një model kinez fatsjellës, që simbolizon lumturinë e familjes dhe jetën e pafundme të kombit kinez. Ky model përbën edhe logon e Galasë së Festës së Pranverës të CMG.

Mbrëmja Gala e Festës së Pranverës së CMG për vitin e gjarprit, do të transmetohet në vigjilje të Vitit të Ri Kinez 2025, për të shprehur urimet me rastin e vitit të ri, për kinezët në të gjithë globin.