Janë publikuar listat me emrat e personave të kategorive të rrezikuara që do të marrin ndihmë financiare prej 3,000 denarëve për t’u përballur me krizën energjetike.
Listat janë publikuar në faqet e internetit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor dhe Agjencisë së punësimit. Siç thuhet në kumtesë, mjetet do t’u lëshohen përfituesve më 13 shkurt.
Në faqen e internetit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale përfituesë janë (shfrytëzuesit e të drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, shtesës së veçantë, kompensimit për shkak të pengesave, shfrytëzuesit e kompensimit për ndihmë dhe kujdes ndaj personit tjetër me ndryshime të përhershme pa nevojë kontrolli mjekësor dhe që nuk shfrytëzojnë kompensim për shkak të pengesës, por edhe prindërit e vetëm të cilët janë shfrytëzues të evidentuar të ndihmës së garantuar minimale).
Listat e kësaj ministrie i gjeni në lidhjen e mëposhtme:
https://www.mtsp.gov.mk/pocetna-ns_article-spisocite-na-korisnici-na-finansiska-poddrshka.nspx
Në faqen e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor përfituesë janë (shfrytëzuesit e pensionit jo më të madh se 11.525 denarë në muaj, përkatësisht jo më shumë se 14.000 denarë në muaj, por edhe shfrytëzuesit invalidorë).
Listat e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor i gjeni në lidhjen e mëposhtme:
Në faqen e Agjencisë së Punësimit përfituesë janë (personat e papunë – shfrytëzuesit e sigurimit material në formë të kompensimit financiar).
Listat e Agjencisë së Punësimit i gjeni në lidhjen e mëposhtme:
https://av.gov.mk/nastani-ns_article-spisok-za-finansiska-poddrska.ns
